MENU
klinika

"Është një farsë, nuk i sjell askujt asgjë të mirë"

Rezoluta për genocidin në Srebrenicë, Bërnabiç del ‘jashtë kontrollit’

23.05.2024 - 12:31

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se propozimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë është një “farsë” dhe se ajo kurrë nuk ka qenë më e shqetësuar për paqen në Ballkan sesa tani.

“I ftoj të gjithë nga Bashkimi Evropian (BE) të pyesin veten se si do të duket Bosnjë e Hercegovina pas votimit të rezolutës. A do të jetë një vend më paqësor, më i qëndrueshëm, ku të ketë mirëkuptim më të madh ndërmjet boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, ose më të paqëndrueshëm”, tha ajo për televizionin TV Pink në Serbi.

Ajo deklaroi se, para së gjithash, këtë e bëri Gjermania, e më pas të gjithë ata nga Bashkimi Evropian dhe të gjithë ata që do të votojnë për rezolutën, transmeton Beta. Bërnabiç pyeti se si do të ndihen sot serbët në Bosnje e Hercegovinë, në Republika Sërpska, në Federatë…

“Turp për ju, sidomos për ju nga Gjermania, turp për ju, atë që po i bëni popullit në Ballkan, gjithë popullit në Ballkan, para së gjithash popullit serb, por edhe të gjithëve në Ballkan. Kjo nuk po i sjell askujt asgjë të mirë”, tha Bërnabiç.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë më 23 maj për një rezolutë që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Sponsorë të rezolutës janë Gjermania dhe Ruanda, ndërsa 32 vende janë bashkë-sponsorizues, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë e Madhe dhe Italinë.

Këshilli Shtetëror i Serbisë në disa raste ka vlerësuar se rezoluta është një deklaratë politike që synon të vendosë një vulë kolektive në kokën e një kombi. Në prag të seancës, në Beograd u shfaqën billborde me mesazhin “Ne nuk jemi një komb gjenocidal”. Në to janë të theksuara stemat e Serbisë dhe të Republikës Sërpska, entiteti i Bosnje e Hercegovinës.

Rezoluta nuk përmend asnjë komb apo shtet. Ajo u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe nga gjykatat vendase./ REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dje u miratua një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Mali i Zi: Përshkallëzohet kriza qeveritare për shkak të…


"Përbën kërcënim për politikën e jashtme të SHBA"

Biden zgjat urdhrin për gjendje të jashtëzakonshme në Ballkan

Ambasadori Rohde kundërshton idenë e Hill

Gjermania dhe SHBA “përplasen” për Kosovën

Një epokë e re e pret dialogun Kosovë-Serbi

Figurat e reja që do të ndërmjetësojnë mes Kosovës dhe Serbisë

Masa kufizuese edhe Republikën Islamike të Iranit

Kosova vendos sanksione shtesë Rusisë