MENU
klinika

Tatim 3% deri në qershor 2025

Rivlerësimi i pronave të paluajtshme/ “Pronat të afrohen me vlerën e tregut”

14.05.2024 - 17:37

Mazhoranca po bëhet gati për një tjetër rivlerësim të pronave në vend. Në Kuvend është depozituar nisma ligjore e deputetes së PS-së Blerina Gjylameti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

“Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që nga data e hyrjes në fuqi te këtij ligji deri në datën 31 qershor 2025 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut”, thuhet në pikën 1 të nenit 1 të këtij projektligji.

Për rivlerësimin e pronave të paluajtshme propozohet që tatimi të jetë 3%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet. Pra nëse një pronë ka vlerë të regjistruar 50 mijë euro por shitet 100 mijë euro, për 50 mijë euro paguhet tatimi 15%. Ndërsa me procesin e rivlerësimit, vlera e pronës i afrohet çmimeve të tregut dhe paguhet vetëm 3% tatim. Rivlerësim të pronës, apartamentit, apo truallit nuk do të bëjnë vetëm qytetarët por edhe bizneset.

“Personat juridike për këtë rivlerësim paguajnë 3% te diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Për qëllime të zbatimit të këtij neni, personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare te aktivit dhe tatimin përkatës te paguar sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në pikën 4 të nenit 2 të projektligjit.


Ndërkohë në nenin 3 thuhet se subjekt i këtij ligji është edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme: të individëve, të cilët janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë sipas legjislacionit ne fuqi, si dhe të individëve, të cilët disponojnë kontrate sipërmarrje ose porosisë dhe qe janë ne proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë. Procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për rastet e parashikuara në këtë nen përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nëse ky projektligj do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, dhe buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë. Edhe rivlerësimi i fundit kishte normë tatimi 3%.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!