MENU
klinika

Janë hapur kamerat e sigurisë! Ekziston frika se autorët…

Roan Brahimi u vra me dy plumba, mediat greke zbardhin detaje të reja

10.05.2024 - 10:04

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin mafioz të Roan Brahimit në Athinë mbrëmjen e të enjtes (9 maj).

Deri tani mediat në shtetin fqinj thonë se ende nuk ka asnjë informacion mbi autorët vrasjes së 32-vjeçarit në sy të gruas dhe fëmijës së tij.

Oficerët e policisë që po hetojnë rastin besojnë se bëhet fjalë për një llogaritje mes grupeve rivale dhe po skanojnë kamerat në zonë për të përcaktuar rrugën ku kanë shkuar autorët.

“Hetimet po zhvillohen me ritme të shpejta pasi ekziston frika se autorët do të tentojnë të largohen jashtë vendit . Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja dhe ka konstatuar se viktima kishte marrë dy plumba, një në kokë dhe një pak më poshtë pjesës së kokës”, raporton Protothema.

Si ndodhi vrasja

Gjithçka ndodhi pak pas orës 21:30 të së enjtes në rrugën Messolongiou kur viktima ishte në makinë me një grua. Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të qëllojë në automjet. Burri ka vdekur nga të shtënat, ndërsa gruaja fillimisht u raportua se mbeti e plagosur, por më pas u saktësua se nuk kishte pësuar lëndime.

Kush është viktima?

32-vjeçari, i cili njihet edhe si armiku i Ervis Martinajt ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës, por jo vetëm.

Tre vite më parë, ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.

Në atentatin 22 korrikut 2022, ku ka qene i perfshire Roan Brahimi shpëtoi Ylli Ibrahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U ekzekutua brenda makinës në sy të gruas dhe fëmijës

Ky është Roan Brahimi, 32-vjeçari i cili u vra në mes të Athinës