MENU
klinika

Ja çfarë ka në plan Moska

Rusia heq dorë nga pushtimi i Kharkivit, Putin zbulon qëllimet

18.05.2024 - 12:18

Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se forcat ruse që përparojnë në rajonin e Kharkiv të Ukrainës po krijojnë një “zonë tampon” për të mbrojtur zonat kufitare të Rusisë dhe se kapja e vetë qytetit të Kharkiv nuk është pjesë e planit aktual të Rusisë. Putin tha në një konferencë shtypi gjatë vizitës së tij në Kinë se ofensiva aktuale në rajonin ukrainas është një përgjigje ndaj sulmeve të Ukrainës në zonat kufitare, duke përfshirë qytetin e Belgorod. “Aty po vdesin civilët. Kjo është e qartë. Ata qëllojnë drejtpërdrejt në qendër të qytetit, në zona të banuara. Unë e kam thënë publikisht se nëse kjo do të vazhdojë, ne do të detyrohemi të krijojmë një zonë sigurie, tampon. Kjo është ajo që ne po bëjmë tani”. I pyetur nëse forcat ruse planifikojnë të pushtojnë Kharkivin e afërt, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Putin u përgjigj: “Sa për Kharkivin, ne aktualisht nuk kemi plane të tilla”. Rusia nisi ofensivën e saj në rajon javën e kaluar dhe luftime të ashpra në rrugë janë raportuar gjatë disa ditëve të fundit në qytetin kyç të Vovchansk pranë kufirit rus. Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se trupat ruse kishin arritur të përparonin vetëm në të parën nga tre linjat mbrojtëse të Ukrainës në rajon. Komente të ngjashme u bënë nga komandanti i lartë i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, i cili tha se “armiku e ka zgjeruar zonën aktive të luftimit në gati 70 km (43 milje)” në rajon. Brenda natës, Kharkiv, me një popullsi të paraluftës prej afro 1.4 milion, u vu përsëri nën sulmin e dronëve rusë, thanë zyrtarët lokalë. Pushtimi i plotë i Rusisë ndaj fqinjit të saj është tani në vitin e tretë dhe aktualisht nuk ka ende asnjë shenjë se lufta mund të përfundojë së shpejti.k

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?