MENU
klinika

"Pagesa ime e parë ishte 5 mijë lekë të reja"

Sa para merr për një postim në Instagram? Rrëfehet Sarah Berisha

25.05.2024 - 13:14

Sara Berisha, një prej blogereve më të dashura, nëpërmjet një interviste të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka folur lidhur me punën e saj si blogere, numrin e lartë të ndjekësve dhe bashkëpunimet e saj të shumta.

Me siguri do të pyesni se sa paguhet një blogere. Duke qenë se Sara është tepër e njohur, është dhe një prej blogereve më të paguara.

Lidhur me këtë Sara është përgjigjur në “Në Kurthin e Piter Pan” duke zbuluar se “pagesa ime e parë ishte 5 mijë lekë të reja dhe kam bërë shumë foto. Për ditët e sotme nuk do doja të flisja me shifra por blogeret paguhen me shifra të mëdha.”