MENU
klinika

Mbajti peng fëmijët

Sfidoi RENEA-n, flet 40-vjeçari: Kisha frikë se do më qëllonin

15.05.2024 - 11:06

40-vjeçari Aleks Marku, i cili u arrestua pasi mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, ka deklaruar në polici se ka hapur zjarr pasi kishte frike se do e qëllonin.

I pyetur se nga përse kishte frikë se do qëllohej, ai s’ka dhënë deklarime të mëtejshme.

Ndërkohë, dy fëmijët që i mbante peng janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë marrë në pyetje nënë praninë e psikologes dhe kanë deklaruar se i janë lutur të atit që t’i dorëzohej policisë pasi kanë pasur frikë dhe kanë qarë ndërsa babai qëllonte me armë.

Si ndodhi ngjarja?

40-vjeçari Aleks Marku qëllonte me armë brenda banesës dhe të shtënat kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Me ndërhyrjen e RENA-s, pas disa orësh negociata, 2 fëmijët janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai i tyre u vu në pranga.

Aleks Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Marku nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal.

Sipas burimeve bashkëshortja e tij kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur.

Kanë qenë negociatorët e forcave RENEA të cilët kanë arritur ta bindin 40-vjeçarin që të dorëzohet ndërsa si mund të shikohet në fotot më poshtë duket se ai ka qëlluar disa herë me kallashnikov.

“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”

Banorët protestë: Po falimentojnë bizneset

“Daily Mail” shkruan për rivierën shqiptare

“Destinacion me plazhe të bruzta dhe ushqim të shijshëm“

Policia vendos gjoba “të majme”

Siguria në plazhe, bllokohen 40 mjete lundruese