MENU
klinika

“Aksioni i opozitës, i gabuar”

Shehi: Cikli i Bashës dhe i Berishës është mbyllur!

28.05.2024 - 15:15

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka folur për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek aksioni i opozitës.

Shehi u shpreh se deri më tani opozita ka treguar se aksioni i saj ka rezultuar i gabuar. Më tej deklaroi se politika e vjetër ka treguar se është përçarëse dhe se ka ardhur koha që qytetarëve t’u ofrohet një shpresë edhe për të rinjtë.“Cikli i Bashës dhe i Berishës është mbyllur”, tha Shehi.

Ai shtoi se për reformën Zgjedhore nuk ka aspak dakordësi dhe se kushdo që është pro pikave të cilave ai parashtron në platformën e tij mund t’u bashkohet.

“LZHK është një lëvizje plurale. Nuk kemi aleancë me legalitetin. Vendosëm që LZHK do ta drejtojmë bashkë. Mendojmë të ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët. Zoti Spahia ka mendimet e tij. Por i ftojmë të gjithë të tjerët të ndërtojmë diçka të përbashkët. Për aleatët unë them mirë se të vinë, por me kushtet që mendojmë ne. Beteja kryesore bëhet në parlament, e kemi braktisur dy apo tre herë dhe kjo ka qenë fatale për opozitën.

Ne na nda edhe raporti me SPAK. Unë kam shpresë që ata zotërinjtë atje kanë bërë diçka të mirë. Unë them që miqtë më të mëdhenj të opozitës, janë SHBA. Dhe më kryesore është se aksioni politik është ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe kjo është shumë e rëndësishme e opozitës. Kam frikë se Shqipëria me 12 zona elektorale, aksioni politik që na bashkon është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Nëse ndjekin këto katër linja, ne ftojmë ato që mendojnë si ne. Nëse janë dakord le të na bashkohen. Këto janë aksi jonë politik për jetën aktuale sot”, ka thënë ai për “Abc News”.