Mjeku Dervish Hasi, i akuzuar për trafikimin e të miturve dhe pornografi, u la në burg nga Gjykata e Lartë. Në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, që u la në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.
Sipas hetimeve, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.
E mitura 16-vjeçare kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.
Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.
Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar.