30.05.2024 - 12:25
Dy persona janë proceduar penalisht në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë, dy të rinjtë shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat, karta SIM, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedentë kriminal.
Këta dy persona iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.
Autoritetet kanë sekuestruar 79 formularë për shitjen e kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.