MENU
klinika

Hap së shpejti dyert e saj

Shkolla verore “Jam Shqiptar”, me nxënësit e gjuhës shqipe në Itali

24.05.2024 - 13:18

Shkolla verore “Jam Shqiptar” do të hapë së shpejti dyert e saj.

Lajmin e dha sot ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili u shpreh se “këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali”.

“Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare? Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur”, theksoi Hasani.

Të gjithë nxënësit e klasave shqipe në Itali, duhet të dërgojnë sa më parë aplikimin në adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është data 2 qershor 2024.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse