Fredi Sterkaj ka reaguar menjëherë pas vendosjes së tritolit në Razëm.
Gjatë një komunikimi jashtë kamerave, kryetar i Rithemelimit në Malësinë e Madhe. Sterkaj thotë se lënda plasëse është vendosur në parkingun publik në afërsi të hotelit të tij.
“Shpërthimi nuk ka lidhje me pronën dhe me familjen time. Parkingu është i fshatit turistik të Razmës dhe aty parkojnë, të gjithë”, thotë Sterkaj.
Policia njoftoi se rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të Fredi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit në Malësinë e Madhe.
Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.