MENU
klinika

Nxit turizmi dhe blerja e apartamenteve

Shqiptarët morën më shumë kredi në prill

30.05.2024 - 21:32

Mbajtja e niveleve të ulëta të normave të interesit nga Banka e Shqipërisë, ecuria pozitive në sektorin e pasurive të paluajtshme por dhe zhvillimi i bujshëm i sektorit të turizmit, ka nxitur bizneset, por edhe qytetarët t’i drejtohen më shpesh bankave për kredi.

Kredia e marrë në muajin prill shënoi nivelin më të lartë për 2024. Sipas statistikave të Bankës Qendrore, kredia e re e dhënë nga 11 bankat tregtare në vend arriti vlerën e 34,2 miliardë lekëve. Një rritje me 50,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin në rritjen e shpejtë të kreditimit e ka dhënë kategoria e institucioneve jofinanciare private. Bizneset dhe sipërmarrësit shqiptarë morën 78,4% më shumë kredi se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke arritur kështu në 24,8 miliardë lekë në prill. Është nevoja për likuiditet, por dhe hapjesh zyrash të reja, që i orienton bizneset drejt huamarrjes në banka.

Nga ana tjetër, edhe individët morën më shumë kredi një muaj më parë. Kryesisht në lekë dhe me qëllim kryesor blerjen e apartamenteve, qytetarët morën 9,3 miliardë lekë ose 47,6% më shumë se prill 2023.

Në total për 4 muajt e parë të vitit bankat dhanë drejt bizneseve 82,9 miliardë lekë kredi, ndërsa për qytetarët 34 miliardë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët: Pritet përafrim me vlerën e tregut

A do të bien çmimet e apartamenteve?

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?