MENU
klinika

Videoja u bë virale

Shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon Roza Lati

27.05.2024 - 11:44

Në tapetin e kuq të finales së “BBVA 3”, Roza Lati pati një incident me gazetaren Albana Ruçi, të cilën e shtyu me shaka për të bërë një foto. Videoja u bë menjëherë virale dhe për të, reaguan kolegë të Albanës dhe komentues, të cilët e cilësuan veprimin si “kërkesë vëmendjeje” dhe “të pasjellshme”.

Vetë gazetarja publikoi momentin dhe shkroi: “Ideja është unë qesh dhe s’bëj gjë të madhe se s’jam e djegur për vëmendje, se mund të kisha bërë sikur isha rrëzuar ose cenuar shumë, se isha dhe live, por unë jam në të 20-at dhe jo afër të 40-ave, kështu që qielli ka vend për të gjithë yjet. Dhe ato që do shuhen e do bien, sjellin fat thuhet. Kështu që, mos u shqetësoni”.

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon

Mandej, Albana u shpreh: “E fundit se u lidha! Unë e intervistova Rozën më pas, madje në studio dhe me shumë dashamirësi. Më shkruan shumë njerëz që mbrëmë, por e anashkalova. Sot, meqë vazhdonin postimet dhe pikëpyetjet nëse ishte diçka e tolerueshme apo jo, pata një reagim të vogël, krahasuar me ndjesinë. Veprime të vogla, mbase të nxituara nuk na bëjnë njerëz të këqij”.

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon

Nisur nga zhurmë që u bë në rrjet, Roza, përmes disa postimeve në Internet, bëri me dije se nuk donte ta lëndonte gazetaren, por të bënte disa foto nga mbrëmja e rëndësishme.

“Një mesazh për publikun dhe Albanën”, e nisi Roza reagimin. “Meqë je në të 20-at dhe jo në të 40-at, prano një këshillë nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time. Të thashë disa herë: “Zemër, sa të bëj dy foto se po ikën fotografi”. Aty isha dhe patjetër do prononcohesha”.

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon

“Vëmendjen nuk e marr nga ti, se siç the, kam dyfishin e moshës tënde, bashkë me të, edhe vëmendjen, qoftë për mirë apo për keq. Gjithsesi, më fal që të kam shtyrë dhe nëse je ndjerë keq, edhe pse qëllimi im ishte të bëja fotot”.

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon

“Sa për sqarim, se jo për gjë, por kur s’dëmtova njeri në “BBVA 3”, u habita si e paskam bërë bashkë”, përmbylli deklaratën moderatorja.

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon