MENU
klinika

Eksperti zbardh prapaskenat

Si do të ndikojnë zgjedhjet e SHBA dhe BE në Ballkan

28.05.2024 - 12:28

Geron Kamberi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, ka analizuar zgjedhjet në SHBA dhe BE dhe si mund të ndikojnë ato në Europë dhe Ballkan. Ai analizon se rritja e ekstremistëve në Parlamentin Europian mund të ndikojë në procesin e zgjerimit duke pasur një impakt direkt në rajonin e Ballkanit, duke llogaritur dhe influencat e huaja në rajon.

“Mbete për t’u parë se si do silleshin në qeverisje. Një skenar është se ata nuk do të jenë në gjendje të dalin përballë sfidave që do kenë përpara, që nga viti tjetër do të ndërlikonte në mënyrë të dukshme dhe vetë procesin që po ndodhin brenda BE-së përkundrejt zgjerimit por dhe konflikteve në rajon, veçanërisht në Ballkan”, tha ai.

Kamberi përmendi gjithashtu efektin që do të ketë dhe zgjedhja e presidentit të SHBA-së në nëntor. Sipas tij, zgjedhjet në SHBA ndikojnë në mënyrë të ndjeshme politikën e jashtme.

“Në rastin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi një situatë komplet tjetër sepse zgjedhja e një presidenti që udhëheq politikën e jashtme krijon shumë situata dhe të papritura. Dhe ne duhet të presim rezultatin dhe mënyrën se si do shfaqet kjo politikë e re”, përfundoi Kamberi.

Nga shpërthimi në Zubin Potok te sulmi i Banjskës

Kryeministri Albin Kurti zbardh diskutimet nga takimi me O’Brien

Serbia mund të paguajë shtrenjtë incidentin

Sulmi në Ibër-Lepenc, dialogu mund të “ngecë” sërish

Vetëm tre ditë pas shpërthimit në Zubin Potok

Kurti e Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së

Hapja e grupit 3 në negociatat me Serbinë

Çfarë pritet të vendosë BE të mërkurën