MENU
klinika

Vizita në Beograd

Si gruaja e Zelenskyt futi në ‘sherr’ Vuçiçin me Rusinë?!

14.05.2024 - 09:58

Reagimet e rusëve tregojnë se ata nuk janë të kënaqur me politikën dyfishe që luan Vuçiç mes Perëndimit dhe Rusisë.

Vizita e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenskas në Beograd, në vizitën e parë të një zyrtari të lartë ukrainas në Serbi që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, është parë nga rusët si një sinjal i largimit të Serbisë nga Moska.

Lajmi i vizitës së bashkëshortes së Zelenskyt në Serbi është raportuar pothuajse nga të gjitha mediat kryesore ruse. Sipas ‘Index.hr’, në portalin e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti, ky lajm është teksti i katërt më i lexuar, dhe duke gjykuar nga komentet, rusët janë shumë të indinjuar.

Në reagimet ndaj lajmit, lexuesit shkruajnë se Serbia e ka tradhtuar Rusinë dhe sulmojnë presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“E turpshme” dhe “Kjo është e neveritshme, kjo është sjellje e neveritshme e një “miku” të Rusisë”, janë dy komentet më të përdorura.

A ka dikush frikë nga ne përveç Lukashenkës”? Edhe Kirgistani u kthye kundër nesh. Politika jonë e jashtme është disi e dobët”, thotë një tjetër komentues.

Lexo Dostojevskin. Për ‘vëllezërit’ që nëse paraqitet rasti do të na godasin pas shpine! Shembull – Bullgaria dhe Mali i Zi”, komenton një tjetër rus.

Komentet në lajmin e Ria Novostit vijojnë më tej:

Rusia nuk ka pasur kurrë miq. Kanë ekzistuar vetëm armiq”.

Cilët janë “miqtë” që ende i kemi”? Papuanët nga Polinezia? Apo Koreja e Veriut?

“Natyrisht që kishte shpresa se serbët dhe hungarezët nuk do të merrnin pjesë në një “luftë” të re kundër Rusisë, epo mirë… Si të doni”.

Nuk ka miq, askujt nuk i besohet!”

Nuk ka më nevojë për të vënë veto ndaj rezolutave anti-serbe në OKB”.

Kjo është një shuplakë në fytyrën e Rusisë”.

Reagimet e rusëve tregojnë se ata nuk janë të kënaqur me politikën dyfishe që luan Vuçiç mes Perëndimit dhe Rusisë.