MENU
klinika

Analiza në 5 vite

Si ka ndikuar rritja e rrogave në buxhet

23.05.2024 - 12:24

Të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga tatimi i aplikuar mbi pagat e qytetarëve shqiptarë po rriten në mënyrë progresive nga viti në vit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 21 miliardë lekë në 4 muajt e parë të vitit, 2.9 miliardë lekë ose 16.2% më shumë se 4 mujori 2023, si dhe 2.1% më shumë se plani.

SCAN ka analizuar të ardhurat ndër vite për të njëjtën periudhë, konkretisht janar-prill, dhe vihet re se nga 12.9 miliardë lekë të arkëtuara në vitin 2020, ritmi i rritjes ka qenë i dukshëm, duke arritur një kapërcim prej 37.2 për qind gjatë këtij viti.

Por cilët janë faktorët që kanë ndikuar? Pavarësisht se janë bërë disa reforma në reduktimin e tatimit mbi pagat, në këtë trend duket se ka ndikuar reforma e rritjes së pagave në sektorin publik, duke bërë që edhe tatimi i paguar të jetë më i lartë. Me skemën aktuale pagat deri në 50 mijë lekë janë të përjashtuara nga tatim fitimi. Kjo reformë pritet të japë sërish ndikim pozitiv në këtë drejtim pas rritjes që do të nisë nga muaji korrik.

Nga ana tjetër duke se nga kjo reformë kanë përfituar edhe punonjësit në sektorin privat, për shkak të nxitjes që u është bërë kompanive. Një tjetër faktor lidhet më të dy punësuarit, për të cilët u bë i detyrueshëm plotësimi i Deklaratës Individuale të të Ardhurave, (DIVA) dhe tatimi i pagës si një e vetme pavarësisht se i punësuari paguhej nga kompani të ndryshme. Aktualisht Ministra e Financave po diskuton disa lehtësi për të punësuarit në vend, ku parashikohet që duke nisur nga muaji Korrik, për pagat e larta kufiri i tatimit prej 23 % të aplikohet mbi nivelin 250 mijë lekë në muaj. Aktualisht ky nivel është 200 mijë lekë.

Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë. Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat. Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së dhe përbën afro 26.7% të totalit të të ardhurave tatimore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si i riktheu Polonia emigrantët në atdhe

Ngjela: Rama të rrisë rrogat, ndryshe…!

Çmimet e karburantit, moti i keq dhe Covid-19

Pse çmimet e ushqimeve janë më të larta sot?