“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ta dalloj astmën alergjike?
Mjeku: Astma alergjike ndodh kur eksozohemi ndaj alergjeneve dhe kjo mund të çojë në një përgjigje të sistemit imunitar, që prek mushkëritë dhe shkakton simptoma të tilla si gulçim. Astma alergjike është lloji më i zakonshëm i astmës.
Alergjitë mund të jenë të rrezikshme nëse shkaktojnë një përgjigje kërcënuese për jetën e njohur si anafilaksia. Në astmën alergjike, si dhe në astmën joalergjike, një atak astme (përkeqësimi) ndonjëherë mund të jetë fatal. Ndaj duhet të konsultoheni me një mjek për identifikimin e shkaktarëve të astmës për të zvogëluar gjasat e një sulmi.
Në këtë artikull, mësoni rreth simptomave të astmës alergjike, disa shkaqe të gjendjes dhe disa opsione të mundshme të trajtimit.
Simptomat
Simptomat e astmës mund të variojnë nga të lehta në të rënda. Disa nga simptomat përfshijnë:
shtrëngimi në gjoks
kollitje
vështirësi në frymëmarrje
gulçim
fishkëllimë
Njerëzit zakonisht do të vërejnë se këto simptoma përkeqësohen kur kanë ekspozim ndaj disa shkaktarëve, të cilët mund të përfshijnë alergjenë.
Një sulm i rëndë astme mund të shkaktojë irritim të rrugëve të frymëmarrjes.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.