MENU
klinika

Plani i plotë

Si u tentua të eliminohej Zelensky dhe sa kushton “koka” e tij?

09.05.2024 - 09:00

Sa kushtoi vrasja e Zelenskit? -“Nga 46 mijë deri në 74 mijë euro. Ata duhej të godisnin presidentin ndërsa ai shkoi të regjistronte video-mesazhin e tij tradicional të mbrëmjes”.

Kur?- “Para Pashkëve Ortodokse, të Dielën e kaluar”.

Si?- “Plani ishte ta merrnin peng dhe më pas ta vrisnin”.

Pse të mos e vrisnin menjëherë?- “Sepse në të njëjtën kohë ata donin të sulmonin edhe dy drejtuesit e shërbimeve të Ukrainës, Budanov dhe Malyuk. Ata nuk ishin me të…”. “Njëri nga dy vrasësit duhej të mbante një sy në ndërtesën e Budanovit, të priste që të vinte me makinë dhe t’u dërgonte një sinjal rusëve. Në atë moment ata do të lëshonin një raketë, pastaj dy dronë FPV për të vrarë të mbijetuarit, në fund një raketë të dytë për të bërë një spastrim të pastër”.

Pse nuk ndodhi kjo? -“Ne arritëm të parët“.

Ky është plani që ishte hartuar për të varë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Shërbimi ukrainas ka publikuar një video të një prej spiunëve të arrestuar, me fytyrë të mbuluar, i cili jep detaje mbi çmimin, metodat dhe rreziqet e tradhtisë së fundit. Po ashtu është dhe dikush nga shërbimi sekret që jep detaje.

Ukraine President Volodymyr Zelensky survived three assassination attempts

Dy kolonelët, njëri ishte shef departamenti dhe kishte role të rëndësishme, ishin pjesë e Administratës së Sigurimit Shtetëror, Udo, e cila është përgjegjëse për sigurinë e Presidentit Volodymyr Zelensky. SBU dhe SSU, shërbimet e inteligjencës dhe kundërspiunazhit, i arrestuan pothuajse në flagrancë. Madje kanë dalë dhe përgjime. “Kam të paktën 20-30 minuta për t’u larguar”, dëgjohet një zë rus dhe më pas: “Ndërsa largoheni, me siguri do të dëgjoni shpërthime të forta”. Të dy ishin nën vëzhgim prej disa kohësh dhe duket se kishin lidhje me rusët që para pushtimit të vitit 2022.

007-të ukrainas dhanë gjithashtu emrat e tre spiunëve rusë që i kontaktuan: Maxim Mishustine, Dmitry Perlin, Alexey Kornev, të gjithë që shërbenin në zyrën e 5-të të FSB-së në Moskë. Operacioni “Zelensky” do të kishte nisur disa javë më parë, ndoshta me një përpjekje për të korruptuar edhe disa prej truprojave të presidentit.

Një nga dy oficerët, thotë prokuroria, kishte mbërritur nga një rajon tjetër ukrainas dhe kishte sjellë personalisht një dron, municione ruse, një raketë-hedhës RPG-7 dhe mina kundër personit Mon-90. “Sulmi do të ishte dhuratë për Putinin, me rastin e ceremonisë së inaugurimit të tij”: një dhuratë e bukur, ku së bashku me Zelenskyn synohej të vrisnin edhe kreun e inteligjencës ushtarake Gur, Kyrylo Budanov, dhe atë të SSU Vasyl Malyuk. Dy kolonelët e arrestuar do të përfundojnë në gjyq, të akuzuar për tradhti të lartë dhe nxitje të një sulmi terrorist në bashkëpunim me shërbimet e armikut. Fati pothuajse i sigurt, burgim i përjetshëm.

Ukraine President Volodymyr Zelensky Survived 3 Assassination Attempts In Last Week: Report

“Ne nuk duhet të lëmë kurrë vigjilencën tonë”, komenton Malyuk tani: “Në këto gjëra, rusët janë shumë të aftë dhe shumë ekspertë … E kemi humbur numërimin, që prej 24 shkurtit 2022, se sa herë kanë tentuar të eliminojnë “Zen””.

Nëntorin e kaluar, presidenti ukrainas foli për rreth dhjetë sulme, këshilltari i tij Mychajlo Podoljak numëron të paktën një duzinë, sekretari i sigurisë Oleksiy Danilov kujton gjithmonë “javën e tmerrshme” në të cilën rusët u përpoqën tre herë.

Burimi: “Corriere Della Sera”