MENU
klinika

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

21.05.2024 - 14:15

Mediat italiane bëjnë të ditur arrestimin e dy shqiptarëve në Verona, ku këta të fundit ishin në kërkim në kuadër të 50 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK për disa krime të rënda. Mësohet se arrestimet kanë ndodhur ditën e shtunë ku në qytetin e Veronës pritej ardhja e Papa Françeskut.

Bëhet me dije se të arrestuarit ishin të përfshirë në disa klane kriminale shqiptare që luftonin mes tyre për arsye epërsie territoriale, ishin në kërkim ndërkombëtar për akuzat e bashkimit kriminal, vrasjes, korrupsionit të funksionarëve publikë, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Njëzet orë operacione, të koordinuara nga Njësia FAST-SIRENE e Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe 22 urdhër-arreste të ekzekutuara: 14 në Shqipëri, 6 në vende të tjera europiane dhe 2 në Itali, në Verona.

Mësohet se dy shqiptarët përkatësisht të moshave 49 dhe 36-vjeç ishin në arrest shtëpiak dhe aktualisht ndodhen në arrest në burgun e Montorio.