MENU
klinika

Një prej aktorëve më të vlerësuar!

Thënie frymëzuese nga Denzel Washington

05.05.2024 - 10:54

Denzel Washington është magji ekrani dhe shpirti. Në çdo fjalim, ka emocionuar gjithnjë. Emri i tij shfaqet mes 50 yjeve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, 50 njerëzve më inteligjentë të të gjitha kohërave. Përveç se është një prej aktorëve më të vlerësuar, Denzel Washington është edhe një njeri mjaft i mençur.

Ndaj ju ftojmë të lexoni disa nga thëniet më frymëzuese të tij.

1. Nëse lutesh të bjerë shi, duhet ta pranosh edhe baltën, gjithashtu. Ajo shfaqet bashkë me shiun.

2. Në fund të ditës, nuk ka rëndësi çfarë ke apo edhe çfarë ke arritur. Rëndësi ka çfarë ke bërë me ato arritje. Kujt i ke ngritur humorin, kë ke bërë të ndjehet mirë.

3. Mundësitë që shfrytëzon, njerëzit që takon, njerëzit që do, besimi që ke. Këto janë ato që do të të përkufizojnë si njeri.

4. Koha për t’iu frikësuar fluturimit është kur je poshtë në tokë. Kur je lart në ajër, është tepër vonë. Nuk ka më kuptim.

5. Besimi do të të shpjerë deri në një farë pike. Fati do të të shpjerë deri në një farë pike. Por që të arrish llojin e suksesit që ke ëndërruar, duhet të PUNOSH. Nuk ka shkurtesa, jetës nuk ia hedh dot.

Futju punës dhe mos ndalo deri kur të kesh arritur maksimumin.

6. Suksesi?

Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur, por suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur për mua. Ky është suksesi.

7. Vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni. Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit. Kuptojeni këtë gjë.

8. Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët.

9. Mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë.

10. Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra.

11. Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain