MENU
klinika

Oferta për bashkëpunim ndaj opozitës

Thirrja e Ramës për opozitën/ Nazarko: Synon të konsolidojë klimën aktuale në parlament

07.05.2024 - 18:04

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka paraqitur sot një ofertë opozitës për të bashkëpunuar për integrimin evropian me aleatët strategjikë, BE dhe SHBA, në atë që ai e quajti “një hapësirë jashtë territorit” të luftës politike.

Sipas analistit Mentor Nazarko, gjatë një interviste për “News Line” në ABC News, kreu i qeverisë kërkon të konsolidojë klimën aktuale në parlament.

Sakaq ai theksoi se nuk beson që opozita t’i përgjigjet thirrjes së Ramës.

“Rama synon që të konsolidojë atë lloj klime bashkëpunimi që është instaluar në Parlament. Synon të thotë që “2030 mund të jetë viti që të vini në pushtet”. E kam të vështirë të besoj se opozita do këtë një përgjigje konsesnuale, por do vazhdojë me akuza. Opozita vijon akuzat ndaj SPAK dhe në këtë kuptim nuk pres të ketë një përgjigje ndaj thirrjes së Ramës, edhe pse ishte edhe propagandistike.”, tha ai.