MENU
klinika

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme

“Ti e ka radhën pas Ficos”, kërcënohet Aleksandër Vuçiç

16.05.2024 - 10:40

Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme tha se një burrë nga Sombori është arrestuar për kërcënimin e sigurisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Për shkak të kërcënimit të rrezikimit të sigurisë së Presidentit të Republikës, D.M nga Sombori u arrestua dhe iu caktua masa e ndalimit për 48 orë nga policia”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Presidenti Vuçiç pasditen e së mërkurës në rrjetin social X ka deklaruar se është i shokuar nga atentati dhe se po lutet për shëndetin e mikut të madh të Serbisë, Robert Fiçon dhe menjëherë pas kësaj nën postimin e tij kanë dalë mesazhe kërcënuese ku thuhet se ai do të ishte objektivi i radhës.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është në gjendje shëndetësore të rëndë pasi mbeti i plagosur në një atentat që iu bë mesditën e 15 majit.

Autoritetet sllovake kanë deklaruar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit Robet Fico ishte i motivuar politikisht.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, deklaroi se Fico i është nënshtruar një operacioni dhe se ndodhet “në gjendje të rëndë për jetën”.

Në një konferencë shtypi jashtë spitalit  ministri tha se mjekët po bëjnë çfarë është e mundur për jetën e kryeministrit, i cili pësoi pësoi “politraumë të rëndë pas disa të shtënash”.

Ai e përshkroi ngjarjen si “më të rëndën në historinë e Sllovakisë”.