MENU
klinika

Përfundon në spital

Tiranë, dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, dy persona e goditën me levë tek zona e ish-Bllokut

29.05.2024 - 10:06

Dy persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesin.

Avokati është dhunuar me levë, mëson gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema duke iu referuar burimeve nga policia.

Ngjarja ka ndodur rreth orës 08:50 minuta në zonën e ish bllokut.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve’ informoi sot policia e Tiranës

Gazetari Dema mëson se paraprakisht dyshohet se pas dhunës është një gjyq për çështje pronësie, ndërsa ai njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berishës.