MENU
klinika

3 në kërkim

Tiranë, protesta e Rithemelimit me dhunë e përplasje, 3 protestues në hetim

01.05.2024 - 10:13

Policia e Tiranës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 3 persona pas protestës së dhunshme të Rithemelimit dhe Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit përpara bashkisë së Tiranës pasditen e djeshme.

Këta persona: K.K., 27 vjeç, S.G., 40 vjeç, dhe A.Q., 63 vjeç, janë në procedim për veprat penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’.

‘…në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– K. K., 27 vjeç, S. G., 40 vjeç, dhe A. Q., 63 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë: Z.B., 19 vjeç, R.D., 19 vjeç., dhe N.M., 57 vjeç, të cilët akuzohen edhe për veprat penale ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse’, ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ dhe ‘Goditjet për shkak të detyrës’.

‘Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Z. B., 19 vjeç, R. D., 19 vjeç, dhe N. M., 57 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.’, vijon më tej njoftimi.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë, ndërsa DVP Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe garanton të drejtën e qytetarëve për të organizuar tubime të tilla.