MENU
klinika

"Policia të analizojë celularët"

Tragjedia në Shkodër, Sokol Bregu zbulon detaje: Bashkëshorti biseda dhe foto në rrjetet sociale me 18-vjeçaren

08.05.2024 - 20:24

Ngjarja e pak ditëve më parë në Shkodër ka tronditur mbarë opinionin publik. Nëna me 3 fëmijët e saj u hodhën në Bunë duke lënë pas vetes shumë mister. Pista kryesore është ajo e tradhtisë së burrit, por ende ka mjaft pikëpyetje se si një nënë mbyt fëmijët e saj.

Gazetari Sokol Bregu ka treguar detaje të reja, ku shprehet se 39-vjeçarja ishte larguar një herë nga banesa dhe ishte rikthyer pas premtimit të bashkëshortit se do ndërpriste lidhje me 18-vjeçaren. Sipas tij, prokuroria mjafton të shohë mesazhet telefonike për të zbardhur ngjarjen.

-Bëjmë një përmbledhje të shkurtër të ngjarjes, ju çfarë informacioni keni?

Unë do bazohem te hetimet e prokurorisë. Ajo ka ngritur dyshime për dhunë psikologjike që ka shkaktuar vetëvrasje. Ky nen parashikon afro 7 vite burg.

Në datën 2 maj, pasi ka pirë një kafe me kunatën, 39-vjeçarja me fëmijët, në kushte ende të paqarta, janë hedhur në lumë. Kur procesi të mbarojë i gjithi, se si gjykata do ta vërtetojë një gjë të tillë. Duke qenë se nuk ka kamera, ne mundtë aludojmë dhe prokuroria mund të ngrejë skemën se si janë hedhur, por mund t’i përafrohet, por përderisa nuk kemi një pamje filmike apo provë që vërteton ngjarjen, është hedhur bashkë me fëmijët. I ka bindur vajzat të hidhen? Janë gjëra që nuk dihen se nuk ka një dëshmitar të gjallë për të dhënë një dëshmi më të plotë se kjo që ka ndërtuar prokuroria.

Motivi sipas prokurorisë është një tradhti bashkëshortore që ka pasur problematikat e saj në familje dhje ka sjellë një grindje mes tyre. Ka pasur edhe një ikje të viktimës te familja e saj dhe rikthim te fëmijët. Kjo është pak për të thënë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria është e bindur se pak minuta pra se të vetëvritej nuk ka shprehur asnjë lloj shqetësimi. Janë kamerat e lokalit ku ajo ka pirë kafen. Prokurori është e bindur se ka qenë shumë e qetë.

Familja pretendon se nuk ka pasur dhunë fizike dhe kjo mund të ketë ndodhur përderisa nuk kemi një provë të dhunës fizike, por dhuna psikologjike mund të vërtetohet nga mesazhet telefonike. Në korrespodencën që kanë pasur sidomos ditët e fundit e shoqërua me akuza të ndërsjella dhe probleme.

Ashtu sikundër thonë dëshmitarët  kjo është histori e gjatë disa mujore që bashkëshorti i kishte premtuar se nuk do vijonte. Dhe sipas tyre ai është parë sërish me të, ka pasur foto me të në rrjetet sociale, një bisedë me të në rrjetet sociale dhe kjo e ka bërë gruan të ndërmarrë aktin e rëndë. Nuk do doja të gjykoja.