MENU
klinika

Atraksionet historike magjepsëse

“Travel Off Path”: Ja pse duhet të vizitoni Shqipërinë

06.05.2024 - 10:22

Po mendoni të vizitoni Spanjën për plazhet më të mira në Evropë? Apo Italinë, për të zbuluar kulturën romake? Po sikur t’i gjenit të dyja në ‘perlën e fshehur’ më pak të njohur dhe më të përballueshme? Vizitoni Shqipërinë, shkruan Tor Brierley në një artikull të botuar në “Travel Off Path”.

Shqipëria ka regjistruar një rritje të pabesueshme prej 233,3% të pasagjerëve ajror krahasuar me vitin 2019, duke e bërë atë destinacionin me rritjen më të shpejtë turistuke në Evropë.

Ja pse duhet të vizitoni Shqipërinë:

Atraksionet historike magjepsëse

Shqipëria e sotme ishte dikur pjesë e Perandorisë Romake, kështu që këtu do të gjeni një sërë atraksionesh të pabesueshme romake. Por, pa turma turistësh që do të gjenit në Romë!

Disa nga rrënojat romake më të rëndësishme në Shqipëri përfshijnë Parkun Arkeologjik të Apolonisë, Butrintin dhe Kalanë e Beratit.

Butrinti nuk është vetëm një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ai gjithashtu konsiderohet si vendi më i rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri.

Mbetjet e një Amfiteatri Romak janë përfshirë në këtë vend të rëndësishëm, i cili ka qenë i banuar që nga kohërat parahistorike.

Eksploroni Kalanë e Beratit

Ndoshta atraksioni më unik arkeologjik në Shqipëri është Kalaja e Beratit.

Të ecësh nëpër Kala është si të ecësh nëpër historinë e Shqipërisë, pasi ajo është përshtatur dhe përditësuar me secilin nga pushtimet e njëpasnjëshme të vendit.

Kjo është një kështjellë e fortifikuar me mure, por gjithashtu përmban kisha dhe xhami dhe është krejtësisht unike. Nuk do të gjeni askund tjetër në botë si Kalaja e Beratit.

Qyteti i Beratit është gjithashtu historikisht i pasur, magjepsës dhe ia vlen të eksplorohet.

Riviera Shqiptare

Plazhet në Rivierën Shqiptare janë magjepsëse dhe ofrojnë një panoramë që të lë pa frymë.

Riviera Shqiptare konsiderohet destinacioni më i ri i plazhit mesdhetar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 130 kilometra me rërë të bardhë mahnitëse.

Nëse jeni duke kërkuar për plazhet më të mira, atëherë vizitoni Sarandën, e cila është një qytet tipik bregdetar ideal për udhëtarët që pëlqejnë atraksionet dhe akomodimet e rehatshme gjatë pushimeve në plazh.

Këtu mund të shëtisni përgjatë bulevardit Hasan Tahsini, të kënaqeni me ushqimet e shijshme të detit në restorante dhe t’i kaloni mbrëmjet në bare koktejlesh.

Infrastruktura turistike këtu është e pabesueshme.

Ksamili me ujërat e kristalta blu rivalizojnë Maldivet, për të cilin Riviera shqiptare është kaq e njohur.

Ky është plazhi i preferuar i shumë turistëve.

Në brigjet e Ksamilit ndodhen katër ishuj të pabanuar dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për një udhëtim ditor në Shqipëri.

Zona ofron pamjet spektakolare si dhe mundësi të shkëlqyera për not, ski jet ose kajak.

Një destinacion i përballueshëm

Krahasuar me shumë pika të tjera të bukura në Mesdhe, Shqipëria është mjaft e lirë!

Ju do të paguani 2-5 dollarë për një vakt të lirë ose meze të lehtë në një kafene, dhe 10 dollarë për një drekë ose darkë të bollshme në një restorant lokal.

Një litër birrë kushton rreth 2,5 dollarë, ndërsa një kapuçino kushton aktualisht më pak se 2 dollarë.

Shqipëria është një nga destinacionet më të lira në Europë dhe ideale për udhëtarët me buxhet t ë kufizuar.

Eksplorimi i Tiranës

Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe pavarësisht sipërfaqes , ajo është një kryeqytet vital dhe i gjallë.

Këtu do të gjeni një kulturë të pasur tradicionale, por edhe një anë rinore dhe bashkëkohore që e bën Tiranën një qytet magjepsës.

Tirana ishte dikur një kryeqytet komunist, por tani ndërtesat e saj me ngjyra të ndezura dhe rrugët e pedonalizuara të qytetit janë një kënaqësi për t’u eksploruar.

Pikat kryesore të qytetit përfshijnë Muzeun Historik Kombëtar dhe Bunk’Art, i cili është një bunker i Luftës së Ftohtë që është shndërruar në një galeri arti moderne magjepsëse.

Nëse udhëtoni në Shqipëri, bëni ndalesën tuaj të parë në Tiranë dhe eksploroni për disa ditë kryeqytetin emocionues përpara se të shkoni në bregdet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”