Ky vit bujqësor nuk ka ardhur i mbarë për fermerët e qershisë në fshatin Bathës të Elbasanit. Ndryshimet klimaterike dhe reshjet e shiut ne pranverë dëmtuan prodhimin e parë të qershisë.
Ndonëse kanë vetëm 10 ditë që kanë nxjerrë në treg prodhimin e parë, ankohen për tregtarët që e marrin qershinë me 200 lekë (të reja) për kg, ndërsa në treg e shesin me dyfishin e këtij çmimi.
Shqetësim tjetër për kultivuesit e qershisë është mungesa e fuqisë punëtore. Ndonëse paguajnë 2000-2500 lekë (të reja) për ditën e punës, në fshat s’ka më të rinj që të vjelin qershitë.
Nga një vëzhgim i kryer në tregjet e Elbasanit rezulton se tregtarët abuzojnë me çmimin. Një kg qershi shitet sot me 300-400 lekë/ kilogrami në tregun e pakicës, ndërsa fermerët e shesin me çmim shumice 200 lek/kilogrami.