MENU
klinika

Kryeministri Rama publikon fotot: Ogur i mirë

Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit

05.05.2024 - 13:22

Kryeministri Rama ka ndarë disa foto në Facebook dhe ka dhënë lajmin se këtë të dielë turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit.


Kreu i qeverisë thotë se ky është një ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format.

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format.

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, shkruan Rama.