MENU
klinika

Operacioni i policisë

U bllokua në malin e Vunoit, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orësh

02.05.2024 - 11:04

Një turist gjerman ishte bllokuar në malin e Vunoit në Himarë, por është shpëtuar nga polica pas 5 orëve kërkime.

Ka qenë një banor i zonës që ka lajmëruar autoritetet rreth orës 10:20 të mbrëmjes së 1 majit se një turist gjerman ishte bllokuar në malin e Vunoit për shkak të errësirës.

Në bazë të informacioneve, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë arritur që të shpëtojnë turistin pas 5 orëve kërkime, rreth orës 03:00 të 2 majit. Turisti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Në operacion morën pjesë 6 zjarrfikës dhe 4 punonjës policie të Komisariatit të Himarës.