MENU
klinika

Ja ku do ta shohim moderatoren

U përfol për një rikthim të Arbanës në ekran, por cila është e vërteta?

25.05.2024 - 12:21

Arbana Osmani di si ta kthejë të gjithë vëmendjen te vetja. U deshën vetëm 3 postime, një ku ajo tregonte se po xhironte me më të mirët

U përfol për një rikthim të Arbanës në ekran, por

Një tjetër me publik live;

U përfol për një rikthim të Arbanës në ekran, por

Edheee një tjetër me një ‘skaletë’ dhe kaq mjaftoi që të bëhej nami.

U përfol për një rikthim të Arbanës në ekran, por

Menjëherë u pretendua se Arbana do të rikthehej në ekran, madje do të ishte pjesë e TV Klan. Fillimisht, u supozua se programi do të ishte “Love Island”, nisur nga ngjashmëria e sallës.

Megjithatë, vetë Arbana vendosi t’i japë fund agonisë së rrjetit dhe të na tregojë se për çfarë bëhet fjalë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana rikujtoi intervistat e Eduartit, i cili thoshte se ajo ishte aktore shumë e dobët. Tanimë, ajo do të marrë pjesë në filmin më të ri të regjisorit, “The Passport”.

“E mbani mend kur dilte nëpër intervista e fliste sa aktore e dobët isha dhe se nuk do më merrte më kurrë në film? Urdhëro”, shkroi Arbana, duke na thënë se ndoshta Eduarti ka ndërruar mendje! S’e dimë si ka shkuar puna, por mund të themi se një Dem fiton gjithmonë.

Arbana ka qenë aktore edhe në filmin “Sofia”, me regji të Eduart Grishajt.

“Nuk ishte e lehtë fare të punoje me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim, ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”, tha ai asokohe, duke shtuar se Arbana është kritikja më e madhe e tij dhe sërish, si një Dem i vërtetë, ajo e di që kritika, në fakt, është motivim.

“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”

Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën: Kur isha në koma…

Duket më e re dhe më e bukur se kurrë!

Cili është sekreti i pamjes rinore të Demi Moore?

Kërcimi gjatë paradës “rrëmben” vëmendjen

Princi Louis bëhet përsëri viral

FOTOLAJM/ Nga Noizy deri te Arbana Osmani

VIP-at që mbështetën Kombëtaren në stadiumin e Dortmund