MENU
klinika

Iu nënshtrua një operacioni

U qëllua me armë, kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën

16.05.2024 - 10:32

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico i cili iu nënshtrua një operacioni pas atentatit me armë zjarri, nuk është më në rrezik për jetën.

Lajmi i mirë u konfirmua nga Zëvendëskryeministri, Tomáš Taraba.

Zëvendëskryeministri, Tomáš Taraba, i tha BBC-së se operacioni kishte shkuar mirë dhe ai do ia dalë të mbijetojë.

“Me sa di unë, operacioni shkoi mirë . Unë mendoj se në fund ai do të mbijetojë. Ai nuk është në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment”, tha Taraba.
Taraba shtoi gjithashtu se kryeministri u qëllua “nga shumë afër” dhe se “një plumb kaloi në stomak “.

Videoja e kapur të mërkurën duket se tregon momentin kur pesë plumba u qëlluan në drejtim të kryeministrit Fico.

Roberto Fico u qëllua disa herë me armë ditën e djeshme, teksa shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 90 milje në veri-lindje të kryeqytetit.

Në orët pas sulmit, ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, Robert Kaliňák, tha se Fico ishte në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe se mjekët po punon në qytetin e Banska Bystrica po luftonin për jetën e Ficos, i cili pësoi politraumë të rëndë pas të shtënave me armë.

Kryeministri sllovak kishte shkuar të mërkurën e 15 majit për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij, ku u qëllua me disa plumba, në gjoks, stomak, gjymtyrë dhe në arterie. Ai u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një operacioni. Ndërsa autori i plagosjes, një shkrimtar dhe aktivist politik 71-vjeçar u arrestua menjëherë nga autoritetet.