MENU
klinika

"Nuk bëhet pa konsensusin e prindërve"

Ulja e moshës ligjore për abort/ Ministrja Koçiu: Ligji është qartësisht i shkruar

07.05.2024 - 20:29

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli në emisionin “Real Story” në ABC News për debatin që ka shkaktuar nisma ligjore për abortin.

Gjatë kësaj interviste, ministrja Koçiu shpjegoi se praktika që parashikohet në legjislacion e përcakton qartë se kur ndodh, si shoqërohet ky proces dhe se çfarë ndodh.

Më tej theksoi se nuk mund të bëhet pa praninë e prindit apo kujdestarit ligjor, apo konsensusin e tyre.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Një tjetër debat është ulja e moshës ligjore për abort. Kjo sjell shqetësim, prindi kërkon të jetë i pranishëm.

Albana Koçiu: Nuk është kështu, ne në të gjitha rastet nuk mund të ndodhë pa praninë e prindit apo pa konsensusin e kujdestarit ligjor.

Pyetje: Edhe nëse e ka moshën ligjore?

Albana Koçiu: Gjithë praktika që parashikohet në legjislacion është një praktikë që përcakton qartë kur ndodh, si shoqërohet dhe çfarë ndodh me vajzën. Është e rëndësishme të theksojmë që është një legjislacion që jep mundësi dhe rregullon edhe shëndetin seksual te të rinjtë dhe adoleshentët që për hir të të vërtetës është një sfidë e kohës që do duhet të normohet dhe rregullohet dhe të jetë një praktikë, që i përgjigjet edhe sfidave të kohës dhe eksperiencave të vendeve të tjera.

Pyetje: Pra, ligji e ul moshën e abortit, por nuk bëhet pa konsensusin e prindërve.

Albana Koçiu: Absolutisht.

Pyetje: Pra do te jetë e paligjshme nëse e bëjnë pa lejen e prindërve

Albana Koçiu: Nuk mund të bëhet pa praninë e prindit apo kujdestarit ligjor, apo konsensusin e tyre.