MENU
klinika

“Nuk ka nevojë sepse…”

Ulje me PS për zgjatjet e mandateve për prokurorët e SPAK? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

03.05.2024 - 15:16

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka folur edhe në lidhje me mundësinë e uljes në tavolinë me PS për zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK.

Basha tha se për të bërë diçka të tillë për të cilën ata janë dakord, nuk ështe e nevojshme të ulen me PS, sepse është një ndryshim i thjeshtë në Kushtetutë.

Ai shton se PD nuk do të pranonte vetëm në rast se kjo do të përdorej nga PS si vegël për të hapur kushtetutën për ndryshime të tjera për llogari të saj.

“Të zgjasësh mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS. Është një ndryshim i thjeshtë në Kushtetutë. Nëse kjo do të përdoret si një vegël për të hapur Kushtetutën për ndryshime të tjera për llogari të PS, sigurisht që do ta refuzojmë si një manovër të ulët politike.

Ndaj ne kemi ndjekur një rrugë tjetër. I bëjmë propozimet, i publikojmë dhe i dërgojmë në parlament.

Në paketën që kemi dërguar janë të gjithë propozimet për të mbështetur SPAK, t’i marrin dhe t’i votojnë.

Nëse kanë vullnet që të zgjaten mandatet e prokurorëve, jemi të hapur ta bëjmë këtë. Nëse duan të përdorin si çengel për të hapur të tjera gjëra sic bënë në 2020 për Reformën Zgjedhore, atëhere të PD, derën e kanë të mbyllur” tha Basha.

Basha po ashtu foli për deputetët të cilët u penduan pasi votuan pro Amnistisë Penale, të cilët sipas tij janë shprehur se kanë bërë gabim.

“Grupi Parlamentar i PD ka shumë deputetë që e votuan këtë amnisti dhe ajo që thashë qëndron. Është thirrje që i bën gjithsecilit prej tyre që të distancohen nga ky akt i turpshëm, është në detyrën e tyre të njoftojnë demokratët dhe publikun nëse vota e tyre është marrë nën pretendime false.

Shumë prej tyre kanë thënë në biseda private që nuk e kanë dituar që ajo që po votonin lironte të korruptuar dhe nuk do të jepte amnisti kundër ndjekjes së mëtejme të protestuesve kundër korrupsionit.

Ka deputetë që kanë ardhur dhe më kanë thënë që kemi bërë gabim. U kam thënë këtë qëndrim mbajeni publikisht. Ka të tjerë q e kanë shprehur me njëri-tjetrin apo tek të tretët, thirrja prap është që ta bëjnë publike” shtoi ai.