Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka replikuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me Amnistinë Penale.
Gjatë fjalës në Kuvend, ministri Manja iu drejtua Bashës duke i thënë që ka shpëtuar me raport mjekësor për Rrugën e Kombit.
“Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë “dua të hetohem për rrugën e kombit se i kam shpëtuar me raport mjekësor’ Shko aty, “e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju”. Kjo është dashuria për SPAK”, deklaroi Manja.
Ndërsa Basha replikoi nga vendi duke e quajtur “mashtrues ordiner”, dhe iu drejtua duke i thënë që “pse gënjen”.
“Ju e keni njëri me tjetrin dhe kthen gishtin këtej”, iu përgjigj Manja, i cili i tha: “Thinjesh përditë dhe mua që më bien flokët, pra ti thinjesh mua më bien! Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë.”
Manja: Po si mor burrë i dheut vjen dhe shet moral ti këtu dhe vendos dorën në zemër e të qan zemra për SPAK e drejtësisë, për viktimat e drejtësisë. Ti the dua Amnistia për ata që i prenë gishtat policisë, vjen këtu dhe vendos dorën në zemër dhe bën moralin e viktimave të këtyre që liruam ne nga Amnistia. Je i pakënaqur me veten si njeri, kur nuk kënaqe kur të bëri Sali Berisha ministër drejtësie nuk do të kënaqesh në këtë dynja
Ta dish e keni mundësinë të tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë “dua të hetohem për rrugën e kombit se i kam shpëtuar me raport mjekësor’ Shko aty, “e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju”. Kjo është dashuria për SPAK.
Basha: Mashtrues, mashtrues ordiner, pse gënjen (Dëgjohet në sfond)
Manja: E treta dhe më e rëndësishme që është dallimi mes teje që thinjesh përditë dhe mua që më bien flokët, pra ti thinjesh mua më bien, Është një çështje tjetër e Strasburg, 21 Janar është krim shtetëror i pahetuar. Moralisht të jesh ish-ministër i Brendshëm të vritet 4 qytetarë dhe të mos ndjesh detyrimin të vihesh në dispozicion të drejtësisë së re. Aty e keni, shkoni, aty e keni drejtësinë e re.
Ju e keni njëri me tjetrin dhe kthen gishtin këtej. Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë.