Publikohet dëshmia e Yeva Vorona, mikeshës së dy shtetasve ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, të cilat u gjetën të vdekura në një shtëpi me qira ditore në Tiranë.
Ajo shprehet se vajzat nisën të pinë alkool, ndërsa më pas kanë pirë qetësues dhe një medikament tjetër. E reja tregon gjithashtu se kur u zgjua i gjeti pa shenja jete dhe më pas ka njoftuar policinë.
Shoqja e tyre thotë se Antonia vuante nga probleme me zemrën ndërsa Anastasia nga epilepsia.
“Antonia dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmjen e pimë alkoolit të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër që tretej që nuk e di çfarë ishte.
Kemi vijuar për disa orë të pimë me shumë gjumë. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia ”, thuhet në dëshminë e saj./TCH