MENU
klinika

Emri

Vdes papritur gjatë një shëtitjeje në mal politikani i njohur

12.05.2024 - 10:04

Zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonacci vdiq të premten në moshën 55-vjeçare, siç tha qeveria zvicerane në një deklaratë.
Simonacci, baba i tre fëmijëve, u rrëzua “në një nga shëtitjet e tij të preferuara” në male me familjen e tij, njoftoi qeveria në një deklaratë duke e falënderuar atë për shërbimin e tij si zëvendëskancelar që nga viti 2009.

E rëndë/ Vdes papritur gjatë një shëtitjeje në mal

Në Zvicër kancelari dhe zëvendëskancelarja nuk janë politikanë, por nëpunës civilë që kryejnë detyra të ndryshme administrative. Zëvendëskancelari shërben veçanërisht si përfaqësues i qeverisë përkatëse.

“Detyra e tij ishte një shërbim për publikun dhe qeverinë,” tha kancelaria federale në një deklaratë. Ai donte ta përdorte atë për të krijuar kushtet më të mira të mundshme për Këshillin Federal dhe punën e tij”.

Disa parti nga i gjithë spektri politik i Zvicrës shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për familjen e Simonacci-t, i cili ka punuar si gazetar përpara se t’i bashkohej qeverisë.