MENU
klinika

"Nuk ka lidhje lëshimi"

Veliaj në SPAK, Braçe: Po bën atë që shumë politikanë para tij, nuk e kanë bërë

07.05.2024 - 20:31

 Në një mbledhje jo të zakontë në kryesinë e kuvendit me ministrat e deputetët, teksa PS po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Edi Rama u bëri të qartë sot të tijve betejën e Partisë Socialiste kundër korrupsionit. Asnjë mbrojtje politike ndaj askujt që shkon në dyert e SPAK të cilin kryeministri tha se do të vazhdojë ta mbështesë pa asnjë rezervë, ndërsa u tregoi vijën e kuqe.  Kush bën korrupsion tha Edi Rama në gjirin e Partisë Socialiste është tradhtar i dyfishtë, u shpreh Rama paraditen e sotme.

Për deputtin socialist Erion Braçe ky fjalim është reflektim i thellë i një lideri që ka në pushtet 11 vite dhe e ndjen të nevojshme reformën e thellë strukturore institucionale për ti thënë stop.

Përballe gazetares Marsela Karapanco sot pasdite në ‘Frontline Interview’, në Report tv, Erion Braçe tha se PS po nis një reformë të thellë kundër korrupsionit dhe komentoi deklaratën e kryeministrit në kryesi.

Në studion e Frontline Interview Erion Braçe tha: Nuk ka lidhje lëshimi fare. Nuk komentoj për çështje që heton SPAK. Nuk kam asnjë lloj atributi si politikan të jap opinionin tim. Ai institucion është kompetent për të hetuar e ngritur akuzë e mbajtur përgjegjës para gjykate njerëz, zyrtarë, kriminelë e me radhë. Po zoti Veliaj po bën një gjë që shumë politikanë para tij, nuk e kanë bërë.  Jo vetëm që po jep sqarime para SPAK-ut, jo vetëm që është prezent atje, por është proaktiv dhe bashkëpunues për të zbardhur ato çështje për të cilat Prokuroria Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkon të hetojë dhe duhet t’i hetojë në thellësi e deri në fund.

Mbledhja e sotme ishte mbrojtje apo distancim nga zoti Veliaj?

Erion Braçe: keni gabim. Mbledhja e grupit parlamentar ishte për reformën institucionale që duhet të nisë sa më parë të jetë e mundur. Nuk kishte lidhje as me mbrojtjen e kujt apo me hedhjen e kujt. Zero. Mbledhja e sotme kishte vetëm këtë synim.