MENU
klinika

“Shtatë ngjyrat” e 7 artistëve

Veprat e piktorëve me origjinë greke vijnë në Tiranë

27.05.2024 - 11:53

Veprat e përzgjedhura të piktorëve shqiptarë me origjinë greke, u paraqitën në ekspozitën “Shtatë ngjyrat”, e cila u organizua nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri, në kuadër të Javës se Kulturës Greke.

Kjo ekspozitë ofron 7 qasje ndaj artit, 7 mënyra për ta parë botën me sytë e Edmond Gjikopulli, Edmond Papathimiu, Genci Ruci, Ilir Paço, Jerasimo Ruci, Jorgji Gjikopulli dhe Qirjako Meniko, që jetojnë dhe krijojnë në Shqipëri dhe Greqi.

Imazhet, linjat dhe ngjyrat, drita dhe hija, siç transferohen në kavaletë dhe letër përbëjnë thelbin e një përvoje të përbashkët që përcjellë mesazhe universale, përvojën e përbashkët të qenies njerëzore.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin, ishin vetë piktorët, zyrtarë dhe artistë të ndryshëm.

Me bindjen se kultura bashkon dy fqinjët dhe forcon lidhjet e tyre ekzistuese, kjo ekspozitë realizohet për të tretin vit radhazi dhe do të zgjasë deri më 29 maj.