24.05.2024 - 19:13
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në kryeqytet, ku një efektive policie, 22-vjeç është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur të pallatet e Grand, ndërsa nuk dihen ende motivet.
Sipas informacioneve 22-vjeçarja punonte si efektive në komisariatin nr.5 në kryeqyetet.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.