MENU
klinika

Nga Kimete Berisha

Vjosa u bë tym!

29.05.2024 - 21:22

– Se e kanë tradhuar, krejt dhe drejt.

Të vjen shumë inat kur të braktisin, është ndjenjë e dhimbshme, që kryesisht u ndodh atyre që janë mësuar të tradhtojnë vet e nuk e kanë provuar se si të djeg kur ta punojnë pas shpine…!

– E kuptoj.

Anipse, tradhtia u bë konsum i përditshëm, Vjosa u shpreh e befasuar…

A është e mundur moj…më paskan tradhtuar Albini, Donika dhe Glauku, halli i tij!

Tradhtinë e quajti qesharake, ama për tradhtinë e lartpërmendur fliste me vetulla, duke e rrudhur fuqishëm ballin, për të përçuar mesazhin e zemërimit të madh!
Në këtë rast të tradhtisë, unë jam me Albinin, sepse mendoj se shumë mirë ka vepruar që e ka braktisur Presidenten, e cila në kohën kur Kosova ‘digjej’ nga qejfi për të hyrë në Këshillin e Evropës, ajo lodronte nëpër arat e Teksasit, thuajse s’ka ara e kuaj Kosova, sa të duash.

Nuk i duhet më Albin Kurtit.

Rëndomë kështu fillon drama.

– Dhe drama ka katarsis.

S’është faji i Albin Kurtit që Vjosa Osmani për të nuk është më e dobishme.

Ndodhin këto ndarje.

Vet ka faj, sepse duke dashur me mish e me shpirt të bëhet e bukur, Vjosa Osmani harroi të jetë e dobishme.

– Gracka kryesore në të cilën bien gati të gjitha gratë është nevoja e tmerrshme dhe e pashpjegueshme për t’u dukur bukur për krejt dynjanë.

Vjosa Osmani është hakmarrëse dhe nuk ia falë Albinit…ani asaj Donikës…, por derisa ajo bën plane për hakmarrje, Albini e ka kryer punën.

– Vet fakti që Presidentja shprehet e befasuar ‘jashtëzakonisht shumë’ (siç u shpreh ajo), me veprimin e ish shokëve të saj lidhur me letrën që ia kanë dërguar Këshillit të Evropës, pa dijeninë e saj, tregon se Vjosa e ka humbur luftën me ta!

Tha: ‘Të gjitha kanë râ në ujë’.

Por unë mendoj se në ujë ka rënë veç autoriteti i saj, asgjë tjetër.

– Njerëzit janë të poshtër, t’i skuqin faqet, kur nuk e pret, dhe kryesisht atëherë kur ti kujton se i ke punët më së miri.

– Qe, me çfarë Sherife kemi pas punë.

Presidentja nuk guxon të befasohet.

Presidentja duhet të jetë e informuar për çdo gjë dhe nëse s’është e informuar, nuk duhet t’i tregojë popullit se e kanë mashtruar shokët dhe idoli i saj Albini, se populli mërzitet.

Që do të thotë se president është ai që ty të befason e ti s’ke çfarë ben, dhe merr kry’ e del në shesh e shpreh zemërimin!

Që do të thotë se president është ai djali i ojq-së që e ka ditur para presidentes sa sahati dhe ka treguar në twiter.

– Çka paska kujtuar!

Veç ajo të tradhtojë Isën e Fatmirin dhe të tjerë që i ka mbuluar harresa!

– Veç ajo të shfrytëzojë të gjallë e të vdekur për ambicie të çmendura politike, estetike dhe materiale.

Jo. Nuk mundesh. Ti edhe mundesh, po pastaj nuk mundesh se nuk të lë Albini.

– Vjosa është mbivlerësuar, dhe për këtë ka ‘faj’ Albin Kurti, të cilit boll mirë i ka shërbyer, por qe, meshkujve nuk u besohet!

Ka kujtuar që Albini është Putini që kjo ia tregon vendin sa herë do.

Nëse do të merrej më pak me çështje planetare dhe globale, sidomos me Rusinë, ndoshta do të kapërcente më lehtë, do ta vërente se shokët e idealit po e tradhtojnë.

– Çfarë presidente është ajo që e mashtron Donika Gërvalla!

Hajde të të mashtrojë Peci e ka një derë.

– Nuk është.

Betejat e Albin Kurtit nuk shihen, veç u del tymi, siç po i del tani Vjosa Osmanit nga kapaku i kresë dhe më gjërë.

– Vjosa bile ka shtëpi në Marigonë.

E Albini jeton me qera falas (aq i mençur është, nuk ka talent ta blejë një shtëpi)

– Se posti e pozitat shkojnë, e luksi mbetet përgjithmonë.

– Një grua tjetër, ‘shoqe’ e ngushtë e Vjosës (që një ditë prej ditësh do ta tradhtojë), ajo Statovci, tha që mos prisni ju (as mos mbani ymyd) që Vjosa me Albinin do të prishen…që sipas saj, Vjosa po ‘rrenë’!

P.S. Tradhtinë e paske në fis, paç veten në qafë,

E s’do t’mendoj më hiç për ty dhe s’do të kem gjynah.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Kimete Berisha

Histeria dhe Liria!