MENU
klinika

"Në shtator ndezim motorët për zgjedhje"

Votimi për delegatët e Kongresit, Balla: Test për strukturën e partisë

10.05.2024 - 19:15

Drejtuesi politik i Qarkut Fier, Taulant Balla ka mbajtur një takim me përfaqësues vendor të PS Fier. Balla ka komentuar procesin e votimit për delegatët përfaqësues të Partisë Socialiste Fier të cilët do të përfaqësojnë ketë Qark në Kongresin e kësaj partie në Tiranë.

Sipas Ballës, deri tani procesi ka ecur mire, ndërkohë si risi shihet përfaqësimi gjinor ku përkatësisht meshkuj edhe femrat do të kenë nga 50 përqind të delegatëve. Ndërsa një risi tjetër sipas tij do të jetë edhe përfaqësimi i sa më shumë të rinjve.

Fieri do të përfaqësohet me 140 delegatë dhe është qarku i dytë me numrin më të madh të përfaqësuesve.

“Procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste ka hyrë tani në fazën e vetë më të rëndësishme, pasi në momentin që anëtarët e PS thirren për të votuar delegatët. Qarku i Fierit është një nga qarqet në të mëdha, sigurisht pas Tiranës. Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 19:00 dhe do të rihapet nesër në orën 8:00.

 Në fund të këtij procesi do të kemi përfaqësuesit. Procesi ka ecur shumë mirë, i surprizuar nga pjesëmarrja e deri tanishme. Jam i sigurt që edhe nesër do kemi pjesëmarrje të lartë. Ky është një test për strukturën tonë të partisë, para shtatorit ku ndizen motorët për zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha ministri Balla.