MENU
klinika

Shkak mungesa e prokurorit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

24.05.2024 - 11:09

Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti i vrarë në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e prokurorit të çështjes Gent Xholi. Prokurori ka njoftuar gjykatën se do mungojë për një problem personal.

Sot në seancë priteshin konkluzionet e palëve, ndërsa vendimi u shty për në datë 5 qershor, ora 09:30.