MENU
klinika

"Lufta në Ukrainë do të nxisë konflikt global"

Vuçiç nis sërish polemikat: Bota po shkon drejt katastrofës

27.05.2024 - 10:19

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se “ka mbetur pak kohë për të përfunduar konfliktin në Ukrainë”, i cili sipas tij rrezikon të dalë jashtë kontrollit dhe të nxisë një luftë globale.

“Bota është në prag të një konflikti global gjithëpërfshirës dhe ka të ngjarë që tashmë është tepër vonë për ta shmangur atë”, u shpreh ai.

“Kam frikë se ka mbetur pak kohë që lufta në Ukrainë të ndalet. Shpresoj se është ende e mundur, por kam frikë se në fakt nuk është. Kam frikë se treni tashmë është larguar nga stacioni, ka filluar të lëvizë dhe askush nuk do ta ndalojë atë”, tha Vuçiç.

Duke shpjeguar parashikimin e tij, Vuçiç tha se konflikti po shtyhet nga industria ushtarake globale, përfituesit e luftës të cilët janë të interesuar ta zgjerojnë dhe zgjasin atë në vend që të kërkojnë një zgjidhje.

“Kur makina e luftës fillon të nxehet, atëherë ka një lob ushtarak dhe një lob të industrisë ushtarake që duan që ai të intensifikohet, dhe atëherë nuk do të ketë më përpjekje për paqe, është e vështirë të ndalet”, tha ai.

Vetëm pak ditë më parë Vuçiç konfirmoi humbjen e tij personale dhe shtetërore në Nju Jork rerefuar miratimit të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë.

“Karriera ime mori fund këtu. Serbët nuk do ma falin kurrë këtë për shumë gjëra. Kjo ishte gozhda në arkivolin tim. Bëra gjithçka munda, bashkë me këta njerëz qe luftuan për Serbinë. Ata u përpoqën me çdo mënyrë për të na degraduar. Nuk mund të them se ne triumfuam, por është e qartë se cili është rezultati I vërtetë. Në i ngritëm lart serbët.”, tha Aleksandër Vuçiç.

Manifestime me flamuj serbë dhe rusë ka pasur në gjithë Serbinë, në Podgoricë dhe në Banjallukë të Republika Srpska.