MENU
klinika

Shpallet në kërkim 24-vjeçari

Zbulohen dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi në Krujë

31.05.2024 - 09:53

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim pas zbulimit të dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi në Krujë.

Mësohet se gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë kanabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Krujë/ Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë cannabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.