MENU
klinika

Nga Amerika Latine me destinacion Shqipërinë

Greqi/ Emrat e të arrestuarve pas kapjes së 320 kg drogë

23.05.2024 - 11:14

Detaje të reja dalin nga gjetja e 230 kg drogë brenda kontejnervë me karkaleca në portin e Pireut. Droga kishte mbërritur nga Amerika Latine dhe kishte destinacion Shqipërinë, nga ku do të shpërndahej në pas në vendet e Evropës.

Të arrestuarit janë Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Aleksandër Mërkuri 45 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Jasona Mërkuri rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij.

Gjithashtu ai përdor dhe identitetet si Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi, ndërsa rezulton se ka përdorur më parë pasaportë serbe.

Jasona Mërkuri ështe biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi.

Në vitin 2008, kunati i biznesmenit është arrestuar me automjetin e tij nga policia turke, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi. Kunati i Jasona Mërkurit është arrestuar më pas edhe gjatë operacionit të vitit 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Katër të vdekur dhe pesë të zhdukur brenda pak ditëve

Çfarë po ndodh me turistët në Greqi?!

"Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën"

Turizmi po dëmton Greqinë!

Furtunë në qeverinë greke!

Mitsotakis ndryshon katër ministra