25.05.2024 - 21:12
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Rajkot të Indisë. BBC shkruan se një godinë e mbushur për lojëra për të rinjtë është përfshirë nga flakët.
Deri tani janë konfirmuar të vdekur 20 persona, shumica e të cilëve fëmijë, ndërsa ekziston frika se shumë të tjerë mund të jenë nën rrënojat e godinës së shkrumbuar nga flakët, të cilat tashmë janë vënë nën kontroll.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa kryeministrja e rajonit ka thënë se një ekip i posaçëm është ngritur për të hetuar ngjarjen tragjike.