MENU
klinika

Raporti i NATO-s

Zyrtarët e KFOR-it negociuan largimin e terroristëve nga Banjska

26.05.2024 - 19:51

Tetë muaj pas ngjarjes së rëndë të Banjskës në veri të Kosovës, aty ku u vra polici Afrim Bunjaku, si dhe 3 terroristë serbë, Mark Lancaster, raportues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në draftraportin që prezantoi të shtunën në sesionin pranveror të këtij mekanizmi në Sofje, ka përfshirë një raport në të cilin thuhet se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë në Banjskë.

Draftraporti “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s”, përfshin edhe të dhëna nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizës, në të cilin jepen detaje për sulmin e fundshtatorit të 2023-s.

“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një sasi të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) thuhet në raport.

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër