MENU
klinika

Veliaj uron festën

1 qershori do jetë ditë pa makina në kryeqytet, ja aktivitetet që do të organizohen për fëmijët

01.06.2024 - 09:12

Data 1 qershor është konceptuar si “Ditë pa makina” në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të nisin në orën 10:00 e paradites.

Gjatë kësaj ore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një ambient plot me kënde për argëtim dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët.

Në këtë zonë të kryeqytetit do të jenë të hapura 14 stenda të ndryshme që do të mundësojnë për fëmijët disa praktika të ndryshme që nga kulinaria, mbjellja e luleve apo edhe art përmes pikturës ku të vegjlit do të kenë mundësi të shpalosin talentet e tyre.

Një pjesë e bulevardit do të përshtatet si një hapësirë për të shijuar patinazhin, ndërkohë që prezentë do të jenë edhe një grup animatorësh që do i japin më shumë atmosferë kësaj dite.

 

 

Axhenda e plotë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës

10:00 – Workshope (Seanca Edukimi dhe Sensibilizimi për Ushqimin)
Workshop-e dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit rrethqëndrueshmërisë ushqimore dhe objektivave të zhvillimit tëqëndrueshëm, duke promovuar praktika të shëndetshme dhe tëpërgjegjshme.
10:00 – Brown Zone
Workshop mbi drithrat dhe edukimin mbi bukën dhe konsumimin e saj. Fëmijët do të kenë mundësinë të marrinpjesë në procesin e përgatitjes së brumit.
10:00 – White Zone
Workshop mbi akulloren dhe bulmetin duke theksuar rëndësinë dhe vlerat ushqyese që mbartin.
10:00 – Green Zone
Panel Testi i Vajit të Ullirit: Specialistët do të prezantojnëdhe diskutojnë cilësitë e ullirit, si dhe përdorimet në gatim, duke ofruar një përvojë edukative dhe të këndshme.
10:00 – Flower Workshop
Fëmijët do të marrin pjesë në një ëorkshop për mbjelljen e luleve, ku do të mësojnë dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin e mbjelljes. Çdo fëmijë do të ketë mundësinë të mbjellë lulen e vet dhe ta marrë atë në fund të aktivitetit.
10:00 – Demonstrime Gatimi dhe Kulinarie
o Shefat e kuzhinës do të demonstrojnë teknika të ndryshmegatimi dhe receta të veçanta, duke ndarë sekretet e tyre me publikun.
10:00 – Degustimet e Ushqimeve Lokale
o Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqimetradicionale shqiptare, duke përjetuar shijet autentike tëkuzhinës sonë.
10:00 – Galeria 01 – Panairi i Produkteve të Artizanatit
o Ekspozitë me produkte artizanale ku mund të blihen produkte të ndryshme. Fëmijët dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të krijojnë pocari dhe të pikturojnë mbi to.
10:00 – Street Art/Painting
o Në bulevard do të vendosen rreth 30 kavaleta ku fëmijët mund të pikturojnë dhe të shprehin fantazinë e tyre, duke krijuar vepra të bukura arti.
10:00 – Patina
o Hapësirë e dedikuar për të rinjtë dhe fëmijët që të shijojnë patinazhin, si dhe ëorkshop-e për ata që duan të mësojnë më shumë mbi këtë sport.
10:00 – Balona
o Një zonë e veçantë që do ti ofrojë fëmijëve dhe prindërve mundësinë për të krijuar dhe ngjyrosur balonat që më pas do të ngrihen në qiell, duke sjellë gëzim dhe argëtim për të gjithë.
10:00 – Animatore Social
Një grup animatorësh social do të jetë prezent për t’i dhënë kësaj dite një atmosferë edhe më të gëzuar dhe të hareshme për fëmijët. Ata do të sjellin argëtim dhe energji pozitive, duke krijuar momente të paharrueshme për të vegjlit.
10:00 – Qendra Steam
Qendra Steam do të ofrojë një kënd të veçantë piktureqë do të sjellë ngjyra dhe imagjinatë, duke e bërë ditën e tyre edhe më të veçantë dhe argëtuese.
10:00 – Tullumbace
Një nga gjërat që fëmijët duan më shumë janë tullumbacet. Do të kemi një stendë të veçantë ku fëmijët do të kenë mundësinë të luajnë dhe të kënaqen me tullumbacet, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim të pamasë.