MENU
klinika

Një prej shkrimtarëve më të mirë të historisë së njerëzimit

100 vite nga vdekja e Franc Kafkës

03.06.2024 - 11:08

Sot bëhen 100 vite nga vdekja e një prej shkrimtarëve më të mirë të historisë së njerëzimit, Franc Kafkës. Franz Kafka ka lindur më 3 Korrik të vitit 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, apo siç njihet sot me emrin Republika Çeke.

Ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe një nga modernistët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX. Disa nga shkrimet e tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, e të cilat janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.

Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër me emërtimin “Die Verëandlung” (Metamorfoza, Shëndërrimi) dhe romani i tij i pambaruar “Der Prozess” (Procesi) dhe “Das Schloß” (Kështjella).

Mbiemri “kafkor” ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta të llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës.

Disa nga veprat që mund të shtjellohen dhe të përkthyera në shqip janë: “Procesi”, “Metamorfoza”, “Kështjella” në formën e romanit por dhe nga proza e tij e shkurtër në formën e tregimit. Disa nga tregimet e tij janë “Një Leksion Akademik”, “Populli i Minjve”, “Barbarët”, etj.

Fatkeqësisht veprat e tij janë në shumicën e tyre të humbura dhe për më tepër nga vetë dëshira e autorit për t’i asgjësuar ato. Ajo që mund të analizohet për këtë shkrimtar, është vënia re e një ndryshimi rrënjësor të formës në veprën e tij dhe në përmbajtje.

Ai shpesh përdorë një formë të veçantë dhe të thatë simbolike ku majmunët flasin, njerëzit transformohen, portretizohen në mostra etj, pra një realitet jashtëtokësor për të analizuar bujtinën tokësore në formën e saj më reale. Ky konstatim mund të duket kontradiktor në vetvete por nis nga një simbolikë surreale që kërkon vëmendje për problemet e mëdha universale që prezanton Kafka.

Disa nga shkrimet dhe përkthimet e tij:

1909: Një libër lutjesh grash (Ein Damenbrevier)
1909: Një bisedë me të luturin (Gespräch mit dem Beter)
1909: Një bisedë me të dehurin (Gespräch mit dem Betrunkenen)
1909: Aeroplani në Brescia (Die Aeroplane in Brescia)
1911: Rihardi dhe Samueli (Richard und Samuel)
1912: Zhurmë e madhe (Großer Lärm)
1913: Soditje (Betrachtung; me 18 tekste prozë)
1913: Gjykimi (Das Urteil)
1913: Fokisti (Der Heizer)
1915: Metamorfoza (Die Verëandlung)
1915: Para ligjit (Vor dem Gesetz; pjesë i romanit “Procesi”)
1918: Vrasja (Der Mord)
1918: Një doktor vendi (Der Landarzt)
1919: Në koloninë ndëshkuese (In der Strafkolonie)
1921: Kalorësi i kovave (Der Kübelreiter)

Ai vdiq më 3 Qershor 1924 në Vjenë të Austrisë, në moshën 41 vjeçare.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!