Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar në Dibër.
Një 50-vjeçar i cili dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, e ka kërcënuar atë se do e vriste me armë zjarri.
“Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri”-njofton policia.
Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 5 krehra dhe 267 municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.